Ata që nuk po arrijnë ta bëjnë skuadrat e meshkujve, do të tentojë ta bëjë Hajvalia në konkurrencën e femrave.
Skuadra nga paralagja e Prishtinës do të tentojë më të mirën në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Në këtë drejtim, Hajvalia së fundmi ka realizuar edhe një përforcim cilësor. Bëhet fjalë për një prurje nga Amerika. Audrey Rose Baldëin është portierja që do t’i mbrojë ngjyrat e klubit të Hajvalisë, shkruan Gazetasheshi.com.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i klubit, Xhavit Pacolli. Te Hajvalia dje është prezantuar edhe trajneri i ri anglez, Mark Budry.