Sport

⚽ Tifozët tallen me barkun Mkhitaryan, klubi fshin foton – FOTO

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 08 July 2017

Manchester United me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit prezantoi fanellën e re ku si model u përdor armeni Henrikh Mkhitaryan.

Kaq mjaftoi që në rrjetin social Facebook të plaste gallata. Fotoja u bë objekt tallje për tifozët, pasi në të dallohej qartë barku i fryrë i mesfushorit, i cili nuk ishte kujdesur fare për fizikun gjatë pushimeve.

“Manchester United është i lumtur të njoftojë se armeni Henrikh Mkhitaryan po pret binjakë. Henrikh Mkhitaryan duhet të stërvitet shumë pasi u paraqit tre muajsh shtatzënë pas pushimeve. United do të prezantojë Lukakun sapo ta lindë armeni Mkhitaryan. Manchester United duhet të huazojë një lojtar krahu kur Mkhitaryan të marrë lejen e lindjes”, ishin disa nga komentet e bëra në drejtim ish-futbollistit të Dortmund.

-Advertisement-

Komentet tallëse të tifozëve detyruan “djajtë e kuq” që ta fshinin foton së bashku me postimin.

  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera