Sport

⚽ Thaqi: Ky është objektivi kryesor i Prishtinës!

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 27 June 2017

Trajneri Arsim Thaqi mezi pret ta udhëheqë FC Prishtinën në ndeshjen e parë ndërkombëtare, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit do të luajnë të enjten me Norrkopingun në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë preliminare të Europa Leagues.

“Për mua dhe për lojtarët është historike sepse për herë të parë Prishtina merr pjesë në një aktivitet të tillë. Një kundërshtar mjaft i fortë, që e ka dominuar futbollin suedez viteve të fundit. E kemi analizuar kundërshtarin. Përparësi për mua është se në mesin tonë kemi futbollistë që kanë luajtur në nivele të tilla. Do të mundohemi ta shfrytëzojmë përvojën e këtyre lojtarëve. Ta prezantojmë Kosovën në Suedi në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të motivuar që të paktën në lojën e parë të kemi rezultat të favorshëm dhe në ndeshjen e kthimit të krijojmë një spektakël”, theksoi në konferencë për shtyp trajneri i prishtinasve.

-Advertisement-

“Me vetë faktin që kundërshtari favorit, është një lehtësim për ne, presioni është në anën e tyre. Kjo ndeshje e bën historinë e futbollit të Kosovës dhe Prishtinës. Sa më të qetë të jemi tek loja është më mirë, sepse kundërshtari është shumë më cilësor. Do të mundohemi ta shfrytëzojmë presionin e tyre. Nuk kemi çka të humbim, të shkojmë ta shfrytëzojmë përvojën e disa lojtarëve tanë”, nënvizoi ai.

“Nuk kemi pasur stadium të ushtrojmë. Kemi marrë informacione të bollshme, që t’i mbyllim pikat e forta të kundërshtarit dhe me këtë rast mund të dalim me një rezultat pozitiv. Koncentrimi duhet të jetë i madh. Angazhimi i madh sjell edhe rezultate”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera