Sport

⚽ Përfundon ndeshja Norrkoping – Prishtina, ky është rezultati (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 29 June 2017

Prishtina e ka humbur me rezultat të thellë 5-0 ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare ndaj ekipit suedez, Norrkoping, ndeshja kjo e vlefshme për kualifikimet në grupet e Ligës së Evropës.  

 Klubi më i suksesshëm nga Kosova nuk e ka nisur mirë shfaqjen për herë të parë në arenën ndërkombëtare, pasi janë mposhtur nga skuadra suedeze, Norrkoping, të cilët treguan shumë maturi dhe përvojë ndaj prishtinasve.

Goli i parë në takim erdhi në minutën e 10, ku David Moberg Karlsson shënoi për 1-0 pas asistimit të Andreas Johansson.

Norrkopingu nuk u ndal dhe shënoi edhe dy gola tjerë të shpejt, ku fillimisht ishte Sebastian Andersson që shënoi në minutën e 24 për 2-0 dhe pastaj Niclas Eliasson në minutën e 26 për 3-0.

-Advertisement-

Deri në fund të pjesës së parë ishte edhe Kalle Holmberg, i cili shënoi dy gola në minutat, 31’ dhe 40’ për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 5-0.

Në pjesën e dytë, Prishtina bëri disa zëvendësime duke arritur të bëhet më kompakte dhe duke lënë më pak hapësira në mes të fushës dhe mbrojtje.

Kjo doli të jetë edhe frytdhënëse, pasi në këtë pjesë bardhekaltrit nuk pranuan asnjë gol të vetëm, dhe pas 90 minutave ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë 5-0.

Prishtina në këtë ndeshja u penalizua nga mos-përvoja, por shpresojmë në një paraqitje më të mirë në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë pas një jave, apo më saktë me 6 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera