Sport

⚽ Përforcimi i jashtëzakonshëm i FC KEK-u, ky është drejtori i ri (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 04 August 2017

Jimmy Keka edhe zyrtarisht është emëruar drejtor i ri sportiv i skuadrës së FC KEK-u, raporton infokusi.com.

Jimmy Keka ka mbaruar Akademinë Ushtarake (Beograd), si dhe Fakultetin e Kulturës Fizike, është Profesor i gjuhëve të huaja, organizator i palodhshëm dhe lojtar i kampionatit botëror me FAMG 2016, pjesëmarrës i turneve të shumtë internacional me federatën e Golfit, 5 vite udhëheqi KV Flaka (dy herë kampion i pamposhtur i Ligës së parë ), inkuadrimi në Superligën e Volleybollit Kosovar me KV Flaka, Kampion i Ligës së dytë dhe hyrja në Ligën e parë me KF Kaolini, Trainer Condicional dhe i Fitnesit i licencuar, si dhe udheheqës i sektorit sportiv në UNMIK …

Me pak fjalë e me shumë punë kjo është motoja e të jashtzakonshmit  nënkryetarit të Federatës së Kosoves në golf Jimmy Keka.

-Advertisement-

Tani e tutje ai do të zhvilloj aktivitetin e tij si drejtor sportiv te skuadra e njohur FC KEK-u e cila bën gara në ligën e parë të Kosovës.

Synimet e Jimmy Keka, dhe drejtuesve të skuadrës është mobilizimi sa më i mirë dhe inkuadrimi në Super ligën e Kosovës. /Infokusi.com

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera