Sport

⚽ Nga trajneri e lojtarët kërkohet përgjegjësi për turpin dhe “humbjen” e 350 mijë eurove

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 06 July 2017

Në një mesazh të shkurtër të postuar në Facebook, Kryesia e klubit Trepça ’89 ka falënderuar të gjithë për mbështetje dhe ndihmë rreth organizimit të ndeshjes kthyese eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Vikingurit.

Një rresht i këtij postimi është rezervuar edhe për vetëkritikë, e një tjetër për kërkimfalje, që vetë klubi mitrovicas e ka quajtur turp, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, kampionia e Kosovës është eliminuar turpshëm nga një ekip fshati prej Ishujve Faroe, pas dy humbjeve. Shumë më e rëndë u përballua ajo në Mitrovicë, kur të martën mbrëma Vikinguri fitoi 1:4. Trepça 89 u mposht edhe në Ishujt Faroe, por në atë ndeshje humbi ngushtë, 2:1 dhe bëri lojë shumë më të mirë se rivali.

-Advertisement-

Kryetari i klubit mitrovicas, Abedin Zeka, në një intervistë për gazetën ishte më i ashpër se në postimin e bërë në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera