Sport

⚽ Nga lufta në yll futbolli

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 04 July 2017

Kur një fëmijë përballet me një jetë të klimës së luftës si ajo në Kosovë prioritet nuk është ta godasë topin për ta ndjekur ëndrrën, por të shpresojë që të mos gjendet në vendin e gabuar e në momentin e gabuar, shkruan zeri.info.

Është pikërisht kjo historia e talentit të ri për të cilin do të flasim sot: Milot Rashica. Portali italian “puntosportnews.it” ia ka kushtuar një shkrim special përfaqësuesit të Kosovës, i cili si shumë të rinj të Kosovës ka kaluar nëpër luftë për t’u bërë lojtar i madh.

I lindur në vitin 1996 në Vushtrri, 20-vjeçari i kishte marrë hapat e parë në botën e futbollit pikërisht në klubin e qytetit të tij: Kosova e Vushtrrisë.

-Advertisement-

Me fanellën e kësaj skuadre Miloti ia doli menjëherë të dilte në pah, saqë holandezët e Vitesses në vitin 2015 vendosën të llogarisin fort në të dhe i paguan 300 mijë euro për ta blerë.

Image

“Një vlerë që ia ka vlejtur pasi tash flasin numrat dhe statistikat e talentit të madh: shpejtësi, sakrificë në krah, harkime precize dhe mjaft të rrezikshme, qetësi të një veterani”, shkruan mediumi italian.

Në vitin e parë në Holandë ai bëri gjëra të mëdha. Me fanellën verdhezi ai kishte realizuar 8 gola dhe 5 asistime, një shifër e lartë për një lojtar krahu.

Në sezonin që ka përfunduar tashmë mesfushori i krahut të djathtë u tregua edhe më i pjekur sesa mund ta imagjinonim. Futbollisti kosovar realizoi 4 gola dhe dhuroi 14 asistime, duke u bërë njëri prej lojtarëve të pëlqyer nga klubet evropiane dhe jo vetëm.

Ai u angazhuar fillimisht në Kombëtaren shqiptare, por pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA vendosi të luajë për vendin e prindërve të tij, ku është bërë lojtar i rëndësishëm.

Image

E duan Napoli, PSG-ja e Chelsea

Tash ka nisur afati kalimtar i verës dhe interesimi për të nuk mungon. Napoli e ndjek qe një vit, por edhe Paris Saint-Germain ka kërkuar informacione për talentin e ri. Ndërkaq, skuadra që në mënyrën më konkrete mund të lëvizë për lojtarin është Chelsea, e cila mund ta shfrytëzojë faktin se Vitesse është një skuadër “satelite” për “Blues”.

Vlera e lojtarit vushtrrias pas sezonit të shkëlqyeshëm është gjithnjë në rritje: ai vlerësohet 15-18 milionë euro. Miloti është treguar i gatshëm për lojtarin që çon peshë, pasi është kalitur nga lufta dhe më në fund mund t’i shijojë frytet e sakrificave të tij të panumërta. /Zëri/

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera