Sport

⚽ Neymar Jr 5, kualifikohet Kosova, eliminohet Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 07 July 2017
Në Rio De Janeiro nisën finalet botërore të turneut Neymar jr 5, ku ndër 53 vendet pjesëmarrëse ishin edhe Shqipëria me Kosovën.
Skuadra e Vlorës që përfaqësonte Shqipërinë bënte pjesë në Grupin A së bashku me Nigerinë, Lituaninë, Gjermaninë, Kuvajtin dhe Japoninë, por nuk arriti të kualifikohej për më tej.

Ndeshjen e parë skuadra shqiptare e zhvilloi ndaj Nigerisë, të cilën e humbi 4-0, ndërsa me Lituaninë u mposht 1-3. Me rezultatin e thellë 5-0 skuadra e Vorës u mposht edhe nga Gjermania, ndërsa fitoi 5-1 me Kuvajtin, duke u pozicionuar në vendin e pestë. Nëse nuk do të kishte pësuar gol ndaj ekipit aziatik do të renditej në vendin e katërt.

Shumë më pozitive paraqitja e skuadrës simpatikët që përfqësonte Kosovën, që u kualifikua për në raundin tjetër në një grup ku bënin pjesë Argjentina, Kili, Angola, Filipinet dhe Irlanda e Veiut . Në përballjen e parë Kosova shkatërroi 5-0 Filipinet, ndërsa më pas u mund 4-3 nga Kili në një ndeshje dramatike. Në dizavantazhi 3-1 dhe me dy lojtar më pak Kosova barazoi takimin në 3-3 por në fund ishte e pafat, duke pësuar një gol, shkruan Super Sport.

Simpatikët e Kosovës barazuan 1-1 me Argjentinën, rezultat që i kualifikoi për në raundin tjetër.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera