Sport

⚽ Mourinho zbulon pse zgjodhi Lukaku-n në vend të Morata-s

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 15 July 2017

Alvaro Morata ishte një mision i pamundur për shkak të çmimit të lartë, sipas Jose Mourinho-s.

Trajneri i Djajve të Kuq ka pranuar për të parën herë se ka dashur të blinte sulmuesin e Real Madrid. United ofroi 70 milionë euro por Real Donte 90 milionë dhe marrëveshja nuk u krye megjithëse Morata kishte ndërhyrë personalisht në mënyrë që të finalizohej operacioni. “Po, ne kishim interes, kjo është e dukshme dhe publike tashmë,” shprehet Jose Mourinho.

“Nuk arritëm marrëveshjen ekonomike, edhe kjo është e qartë. Por është e drejta e Real të kërkojë aq sa do për lojtarin.”

-Advertisement-

Jose Mourinho has admitted he tried to buy Alvaro Morata from Real Madrid

“Nuk e vendosim ne çmimin e lojtarit të Real Madrid, këtë gjë e bën Real dhe kështu që nuk arritëm marrëveshjen. Nuk e kritikoj Madridin dhe nuk do të kritikoj bordin tim pasi bordi im drejtues e bëri ofertën, ata u munduan të arrinin akordin gjatë një periudhe, dhe ata thjesht nuk gjetën marrëveshjen. Është e thjeshtë.” Mourinho pranoi se pret edhe dy lojtarë të tjerë të nivelit të lartë.

But the Manchester United boss was priced out of a move for the Spanish star

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera