Sport

⚽ “Mbretërit” pushtojnë botën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 27 June 2017

Real Madridi përfaqësohet me më së shumti lojtarë në listën prej 500 futbollistëve më të rëndësishëm (më me ndikim) në botë, që ndiqet nga Bayern Munich, Barcelona, Chelsea e Juventus.

Revista World Soccer ka publikuar listën prej 500 futbollistëve më të rëndësishëm për sezonin që lamë pas, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi është klubi që ka më së shumti lojtarë (19) për shkak të triumfit në La Liga dhe Cahmpions League, që zhvilluan një sezon historik.

-Advertisement-

Ata janë: Keylor Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Pepe, Nacho, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Isco, Asensio, Kovacic, James, Cristiano Ronaldo, Bale, Benzema, Morata dhe Vallejo.

Bayern Munich renditet i dyti me 14, derisa Barcelona ndan pozitën e tretë me Chelsean e Juventusin, që kanë nga 13 lojtarë (Ter Stegen, Jordi Alba, Umtiti, Piqué, Sergi Roberto, Rakitic, Iniesta, Busquets, André Gomes, Alcácer, Messi, Neymar dhe Suárez). Atletico (Oblak, Juanfran, Filipe Luis, Godín, Giménez, Carrasco, Torres, Gabi, Gameiro, Koke, Saúl y Griezmann) në pozitën e gjashtë është Dortmund me 12.

Derisa sa i përket ligave në përgjithësi, në mesin e500 lojtarëve më të rëndësishme në planet, Spnja prin me 66, e ndjekur nga Gjermnaia me 64 dhe Anglia me 63.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera