Sport

⚽ Man Utd s’ka të ndalur, transferon yllin e radhës për 67 milionë euro (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 11 July 2017

Jose Mourinho nuk po kursehet aspak për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Manchester United po përgatit transferimin e radhës, pas blerjes së Romelu Lukakut nga Evertoni për 80 milionë euro.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, “Djajtë e Kuq” janë duke synuar transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Eric Dier.

-Advertisement-

Daily Mirror shkruan se klubi nga “Old Trafford” ka bërë gati 60 milionë funte (67 milionë euro) për transferimin e reprezentuesit të Anglisë.

Më herët Manchester United ka transferuar edhe mbrojtësin suedez, Victor Lindelof nga skuadra e Benficës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera