Sport

⚽ Liria prezanton përforcimet nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 10 July 2017

Skuadra nga qyteti i lashtë, ka zyrtarizuar transferet e fundit, të gjitha nga Shqipëria.

Siç paralajmëroi Gazeta Sheshi, Endri Vrapi, lojtari me përvojë të madhe vie nga Vllaznia Shkodrës. Më herët ka bërë karrierë me Skënderbeun, pastaj Jetmir Sefa, vie nga Kamëza, që u ngjit në Superiore, më herët ish lojtar edhe i Kastriotit, Skënderbeut e Tiranës.

Prezantimi tjetër është Artur Magani, sulmuesi i Teutës së Durrësit dhe Kristi Kote, që vie nga Akademia e Skënderbeut.

-Advertisement-

“Jam i kënaqur për marrëveshjen.Shpresoj të bëjmë më të mirën’, ka thënë Endri Vrapi, me të arritur në Prizren.

Sulumuesi i ri, Artur Magani poashtu shpreh kënaqësinë që ndodhet në këtë mes, sikurse edhe Jetmir Sefa e Kristi Kote. Këta dy të fundit, tash e pesë ditë janë të grumbulluar me Lirinë.

“Besoj që tashmë jemi në fazën finale të përmbylljes së transfrimeve. Bëhet fjalë për lojtarë cilësor.Të shohim, se si do të përshtaten.Presim shumë nga ta”, ka thënë drejtori, Erxhan Dana.

Lirisë pritet t’i bashkohet edhe Elton Bastriu nga Kamza.

Fotografia e LIRIA FC

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera