Sport

⚽ Liria me komunikatë për Arifajn, tregon situatën aktuale (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 07 July 2017
Liria ka reaguar lidhur me raportimet se sulmuesi i ardhur këtë afat kalimtar, Granit Arifaj është ndarë me klubin për shkak të disa pakënaqësive. 
Sipas prizrenasve, Arifaj ka nënshkruar kontratë dhe për më shumë, ka marr edhe një pjesë të parave, duke konfirmuar kështu se pavarësisht dëshirës së lojtarit për ta lëshuar Prizrenin, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, pavarësisht se ai kishte një pakt me Drenicën.
Ja komunikata e plotë e Lirisë
Nisur nga publikimet e medieve dhe portaleve të ndryshme në Kosovës, lidhur me transferimin e Granit Arifajt, KF ‘Liria’, del me këtë kumtesë për opinionin dhe klubet në Kosovë e jashtë saj. ‘Me keqardhje duhet të njohtojmë opinionin kosovar, klubet brenda e jashtë vendit, për ‘lajmin’ e portaleve dhe medieve në Kosovë, për rastin e Granit Arfiajt. Arifaj, me dt.17.06.2017 ka nënshkruar me KF ‘Liria’, kontratë një vjeçare, prej dt.01.07.2017 deri më 30.06.2018. Ai, ka marrë dhe këstin e parë, pas hedhjes së firmës në kontratë. Pra, Granit Arfiaj është futbollistë i Lirisë, në planet tona dhe s’ka asnjë mundësi të kalojë tek asnjë skuadër deri më 30.06.2018. Me këtë jo vetëm që po sqarojmë opinionin, por ftojmë klubet që të mos bien në lajthitje në ’angazhimin’ eventual të tij, ngase pasojat do të bien për klubet respektive dhe futbollistin. Liria, nuk do të lejojë që Arifaj dhe askush tjetër të luaj me rejtingun e klubit.Çështja e tij do të ndiqet deri në instatncat më të larta të UEFA e FIFA-s për regjistrimin e lojtarëve’. P.S. Për më shumë sqarime referohuni kontratës së nënshkruan nga Granit Arifaj e Erxhan Dana, drejtori klubit.
Me respekt, KF ‘Liria’ Mirsad Çollaku, kryetar
 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera