Sport

⚽ Largime të mëdha nga Feronikeli

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 06 July 2017

Njëra ndër skuadrat më të organizuara në Kosovë, Feronikeli, gjatë kësaj vere është përballur me largime të mëdha, teksa në anën tjetër ka realizuar vetëm një përforcim.

Fidan Gërbeshi, Ardian Limani, Blerand Kurtishaj e Mevlan Zeka janë futbollistët e larguar nga dy herë kampioni i Kosovës në adresë të disa skuadrave tjera. Ndërkohë, Flamur Neziri është i lirë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërsa, emra tjetër përfolen se mund t’i thonë lamtumirë klubit nga Drenasi. Në këtë drejtim, dy mesfushorët, Mentor Zhdrella dhe Bujar Shabani janë në bisedime me Dritën, ndonëse ky i fundit ende ka kontratë me ’Niklin’.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, prurja e vetme e Feronikelit është Qemail Elshani. Gjithsesi, klubi nga Drenasi prioritet ka emërimin e trajnerit të ti, i cili me gjasë do të jetë Bylbyl Sokoli, për të nisur më pas me përforcime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera