Sport

⚽ LAJM I FUNDIT: Ky trajner pritet ta zëvendësojë Bunjakin tek Kosova?!

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 27 June 2017

Safet Sushiq, ish-përzgjedhsi i Bosnjës dhe Hercegovinës ka marrë ofertë nga kreu i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për të zëvendësuar përzgjedhësin actual, Albert Bunjaki, merr vesh gazeta “Lajm” në Maqedoni.

Nëse është për t’i besuar këtij informacioni, përgjigja e Sushiqit ka qenë pozitive, por problemi qëndroi te kërkesa e lartë e tij, që për FFK-në ka qenë e papërballueshme.

sushiq

-Advertisement-

“Për këtë shkak edhe bisedimet mes kreut të FFK-së, Fadil Vokrri dhe trajnerit Safet Sushiq janë ndërprerë në fazën fillestare”, shkruan “Lajmi”.

Kujtojmë se, Safet Sushic ka drejtuar Bosnjën dhe Hercegovinën për pesë vite nga 2009-2014. 62-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner, duke punuar më shumë në skuadra turke dhe franceze.

sushiq

safet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera