Për suksesi apo mossuksesin enjë skuadre në futboll zakonisht meritat i takojnë trajnerit. Sidomos për dështimin në arritjen e rezultateve sportive trajneri vlerësohet si fajtori kryesor në të shumtën e rasteve, çka edhe mund të ketë pasojë shkarkimin nga detyra.
Ndërrimi i trajnerëve nga klubet Kosovë ka ndodhur shpeshherë, e në shumë raste ata kanë dhën dorëheqje për shkak të pakënaqësive me punën e klubit.
Sidoqoftë në 16 vitet e fundit, 10 trajnerë kanë arritur të dalin kampionë me ekipet e tyre. Në disa raste trajneri e ka udhëhequr ekipin prej fillimit deri në fund të kampionatit. Por, ka edhe raste që klubi ka ndërruar tre trajnerë dhe në fund ekipi është shpallur kampion, shkruan gazetametro.net .
Po cilët janë trajnerët që janë kurorëzuar me titullin e më të mirit në 16 vitet e fundit?
Çerekun e të gjithë titujve ka fituar Afrim Tovërlani, katër tituj. Ai është shpallur tri herë kampion me Prishtinën dhe sezonin e fundit triumfoi me Ferronikelin.
Tovërlani së bashku trajnerin aktual të Besës së Pejës, Gani Sejdiu, janë edhe trajnerët e vetëm në Kosovë që kanë fituar tituj me dy ekipe të ndryshme.
Nga dy tituj kampioni i kanë fituar edhe Genc Hoxha, Ajet Shosholli dhe Jusuf Tortoshi.
Më poshtë të gjithë trajnerët kampionë të Kosovës, sezoni dhe ekipi me të cilin janë shpallur kampionë:
Afrim Tovërlani
2007-2008 FC Prishtina
2008-2009 FC Prishtina
2011-2012 FC Prishtina
2015-2016 KF Ferronikeli
Genc Hoxha
2004-2005 KF Besa
2005-2006 KF Besa
Gani Sejdiu
2009-2010 KF Trepça
2014-2015 KF Ferronikeli
Ajet Shosholli
1999-2000 KF Prishtina
2003-2004 KF Prishtina
Jusuf Tortoshi
2000-2001 KF Prishtina
2012-2013 FC Prishtina
Zekerija Ramadani
2016/17 KF Trepça ’89
Ismet Munishi
2013-2014 KF Kosova Vushtrri
Fadil Ademi
2010-2011 KF Hysi
Valdet Shoshi
2006-2007 KF Besa
Ramadan Cimili
2002-2003 KF Dirta
Bylbyl Sokoli
2001-2002 KF Besiana