Sport

⚽ Janë rritur në Suedi, por nesër bëjnë tifo për Prishtinën (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 28 June 2017

Pasi të futeni në dhomat e zhveshjes së Linkoping Cityt do të përballeni menjëherë me gëzim dhe në inspirim me muzikën ballkanike, raporton zeri.info.

Pa dyshim, dy prej më të lumturve janë ata, dy futbollistët nga Kosova, Esat Jashari dhe Ilir Tërbunja, të cilët e kanë parë futbollin në Kosovë duke u ndërtuar nga zeroja.

Ata janë gëzuar tej mase që futbollit kosovar i janë hapur dyert të luajë në garat evropiane e mbi të gjitha më special për ta e ka bërë fakti se FC Prishtina do të luajë pikërisht me një skuadër suedeze, IFK Norrkopingun, në rrethin e parë preliminar të Europa Leagues.

-Advertisement-

Janë rritur në Suedi, por nesër bëjnë tifo për Prishtinën

Të dy kanë prejardhje nga Kosova. Esati është lindur atje, ndërsa është transferuar me familjen në Suedi kur ishte fëmijë.

Ai kthehet në vendin e prindërve çdo verë për t’i vizituar të afërmit, kurse Iliri është lindur në Suedi, por edhe ai thuajse tërë familjen e ka në Kosovë. Për të, kryeqyteti Prishtina është i njëjtë me shtëpinë që e ka në Ostergotland.

Kosova, në hartën e botës

Kur e kanë kuptuar se FC Prishtina do të luajë me IFK Norrkopingun nuk mund të mos ishin të lumtur. Për dashurinë ndaj Norrkopingut apo edhe më shumë për Kosovën.

“Futbolli ka ekzistuar gjithmonë atje. Por, fillimisht ishte një vend i panjohur dhe nuk i kishin mundësitë e njëjta me të tjerët për të luajtur futboll. Prandaj, ky është një moment historik, i cili e vendos Kosovën në hartë”, thotë Jashari për mediet suedeze.

Pavarësisht faktit se Jashari është rritur në Norrkoping, është rritur edhe si lojtar atje, atij nuk i nevojitet të mendojë gjatë se për cilën skuadër do të bëjë tifo.

“Nëse më duhet të jem i sinqertë, jam për Prishtinën. Por, e shoh të vështirë që ata të dalin më mirë se Norrkopingu pas dy ndeshjesh, edhe pse kjo nuk do të jetë një ecje në park për ekipin suedez. Kjo nënkupton se futbolli kosovar ka kualitet dhe kuantitet, kështu që nuk duhet nënvlerësuar ekipi prishtinas. Janë 180 minuta në lojë dhe ata do ta japin më të mirën edhe nëse janë duke humbur 0:5”, vazhdoi ai.

Sipas Jasharit, niveli i futbollit kosovar është i barabartë me atë të ligës së dytë suedeze, Superettan, por shton se janë disa lojtarë që kanë nivel shumë më të lartë.

Sa i përket Prishtinës, futbollisti Tërbunja mendon se i përket nivelit të ekipeve të pjesës së poshtme të tabelës në Allsvenskan, liga e parë suedeze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera