Sport

⚽ James shet fanella sa “Apple” celularë “iPhone”

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 14 July 2017

James Rodriguez është lloji i futbollistit që Bayern ka kërkuar prej vitesh. Këtu nuk po flasim për cilësitë teknike, por për forcën që ai ka në aspektin e marketingut. Reputacioni që mesfushori ka krijuar është kaq i madh, saqë mund të thuhet se shet po aq fanella sa “Apple” celularë “iPhone”.

Në vitin 2014, kur James u transferua te Real Madrid, për shumë pak ditë klubi spanjoll shiti 345 mijë fanella, të cilat gjithsej sollën 33,4 milionë euro të ardhura, thuajse gjysma e shifrës që presidenti Florentino Perez pagoi për ta blerë nga Monaco, 80 milionë euro.

Kjo, sigurisht, nuk do të thotë se kolumbiani ka “nxjerrë” gjysmën e parave të shpenzuara nga “Los Blancos”, sepse klubet nuk fitojnë 100% të të ardhurave nga fanellat, por është një fakt që tregon shumë.

-Advertisement-

Bayern po ndryshon shumë gjëra prej 26-vjeçarit. Rekordmenët vitin tjetër mund të shkojnë në Amerikën e Jugut, ku mund të organizojnë një ndeshje miqësore. Përveç kësaj, ndryshe nga ç’ka ndodhur më parë, James po shet jashtëzakonisht shumë fanella me numrin 10 në Kolumbi, edhe pse numri i tij i ri është 11-a. Kjo ndodh sepse atje ai njihet edhe si “Dhjeta”. Bayern, normalisht, nuk e ka problem, sepse fanella me numrin 10 kushton më shumë se ajo me numrin 11. /Telesport/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera