Sport

⚽ Ja si është pritur Fc Prishtina në Norrkoping

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 28 June 2017

Drejtuesit e FC Prishtinës, Remzi Ejupi, Ahmet Kurtolli, Afrim Muçiqi e Fikret Maqastena, së bashku me trajnerët, lojtarët dhe doktorët, kanë zbarkuar në Norrkoping, aty ku bardhekaltrit do ta zhvillojnë ndeshjen historike të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues.

Ekipi prishtinas është pritur nga zyrtarët e Norrkopingut dhe të ambasadës së Kosovës në Suedi.

Ndërkohë, klubi më i madh kosovar është transportuar me autobus të Norrkopingut. Të dyja skuadrat do të përballen në mes vete nesër mbrëma, nga ora 20:00, ndërsa ndeshja e kthimit luhet në Mitrovicë më 6 korrik.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera