Sport

⚽ Ja çka fituan Trepça ’89 dhe Prishtina nga pjesëmarrja në Europë

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 08 July 2017

Kampionia e Kosovës në futboll, Trepça ’89 dhe nënkampionia, Prishtina, dështuan të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, përkatësisht Ligës së Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Të dyja klubet u eliminuan me rezultate të thella. Trepça ’89 nga Vikinguri i Ishujve Faroe me rezultat të përgjithshëm 6:2, kurse Prishtina nga Norrkopingu i Suedisë me rezultat të përgjithshëm 6:0.

Por, nga dalja në Evropë nuk u kthyen thatë. Fituan disa mijëra euro si shpërblim nga UEFA për sadopak përvojë, që nuk e kishin fare deri më tash. Ky ishte sezon debutues i skuadrave kosovare në gara ndërkombëtare.

-Advertisement-

Me gjithë humbjet e dyfishta të skuadrave, brenda dhe jashtë, zyrtarët dhe trajnerët e tyre insistojnë se në Kosovë ka nivel të kënaqshëm të lojtarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera