Sport

⚽ Ismet Munishi ka në plan transferime gjeniale, të gjithë do t’ia kenë frikën Vëllaznimit!

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 04 July 2017

Ismet Munishi ka zbuluar pesë emrat e mëdhenj që po i kërkon në këtë afat kalimtar te Vëllaznimi .

Klubi nga Gjakova nga edicioni i ri do të udhëhiqet nga tekniku karizmatik, Ismet Munishi, i cili dëshiron ta dërgojë në majat e futbollit kosovar Vëllaznimin, raporton Sportali.net.

“Kemi fillu me stërvitjet dhe do të mobilizohemi mirë për këtë edicion, do ta japim maksimumin ta ngrisim Vëllaznimin aty ku e meriton,” ka thënë Munishi për Radio Gjakova.

-Advertisement-

“Jemi në bisedime me Kushtrim Mushicën, Arbër Prekazin, Semir Zenelin, Leart Eminin dhe Kastriot Rexhën, por do të shohim në ditët në vijim kur të vjen kryetari Shkëlzen Gashi.

“Premtimi më i madh është se do të punoj me seriozitet dhe disiplinë të madhe, dua ta bëj një Vëllaznim që lufton për trofe pasi e meriton,”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera