Sport

⚽ Ish-futbollisti i njohur merr drejtimin e skuadrës së 2 Korrikut

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 20 July 2017

2 Korriku është bërë me trajner të ri. Pas dorëheqjes së Armend Simnicës, i cili iu bashkua Prishtinës, ekipi kryeqytetas kishte disa opsione për të parin e shtabit teknik.

Fillimisht u kontaktua Besim Ademi, i cili nuk shprehi interesim për këtë pozitë, duke preferuar të vazhdojë punën e suksesshme me shkollën e futbollit.

Ndërkohë, një tjetër trajner i shkollës ka pranuar të marrë postin e lënë bosh nga Simnica.

-Advertisement-

Fjala është për Naim Kodraliun. Ish-futbollisti i njohur do ta drejtojë 2 Korrikun edicionin e ri, teksa synim i tij dhe i klubit është Vala Superliga, shkruan Gazetasheshi.com.

Dje 2 Korriku barazoi 3:3 me Llapin.

Fotografia e Naim Kodraliu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera