Sport

⚽ Futbollisti i Norrkopingut me koment shumë interesant për fushën e “Adem Jasharit”

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 05 July 2017
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Prishtinës ka dalë edhe futbollisti i Norrkopingut, Andreas Johansson.
Ai ka dhënë komente pozitive për fushën e stadiumit “Adem Jashari”.

“Fusha e stadiumit ka qenë fantastike, shumë e mirë. Ishte në nivel. Unë jam i rritur në fusha natyrale dhe mund të them që ajo ishte shumë e mirë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, trajneri Jens Gustafsson, është shprehur optimist për fitore edhe në ndeshjen e dytë.

“Për ne do të jetë vetëm një ndeshje e radhës. E respektojmë Prishtinën, por besoj që ne jemi skuadra që do të kualifikohemi. Do të luajmë për fitore edhe në ndeshjen e dytë”, u shpreh Gustafsson.

-Advertisement-

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Prishtinës ka dalë edhe futbollisti i Norrkopingut, Andreas Johansson. Ai ka dhënë komente pozitive për fushën e stadiumit “Adem Jashari”. “Fusha e stadiumit ka qenë fantastike, shumë e mirë. Ishte në nivel. Unë jam i rritur në fusha natyrale dhe mund të them që ajo ishte shumë e mirë”, u shpreh ai. Ndërkohë, trajneri Jens Gustafsson, është shprehur optimist për fitore edhe në ndeshjen e dytë. “Për ne do të jetë vetëm një ndeshje e radhës. E respektojmë Prishtinën, por besoj që ne jemi skuadra që do të kualifikohemi. Do të luajmë për fitore edhe në ndeshjen e dytë”, u shpreh Gustafsson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera