Sport

⚽ Fushë Kosova përkujton Triumf Shabanin – FOTO

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 03 July 2017

Fushë Kosova përkujton ish-futbollistin Triumf Shabani.

Komuna e Fushë Kosovës sektori për sport ka organizuar turnir futbolli edhe këtë vit në shenjë respekti dhe përkujtimi  për ish-futbollistin Triumf Shabani, raporton infokusi.com.

Me datën 1 korrik (e shtunë) nga ora 17:00  në stadiumin- “Ekrem Grajqevci” është organizuar  një turnir përkujtimorë  për ish-futbollistin Triumf Shabani që ndërroi jetë tre vite më parë./infokusi.com

-Advertisement-

Skuadrat pjesëmarrëse ishin:

KF Fushë Kosova

Pampurat

KF Kosovari –  veteranët

KF Aeroporti

KF Besa

KF Rinia

dhe KF Fushë Kosova – veteranët

Fitues i këtij turneu doli:

1. KF ‘Fushë-Kosova’ – vendi i parë
2. KF ‘Kosovari’ – vendi i dytë
3. KF ‘Fushë-Kosova – Veteranët’ – vendi i tretë

Babai i të ndjerit Shaban Shabani, në emër të familjes, falënderoi të gjithë akterët e këtij turneu, sidomos, falënderim të veçantë bëri për Departamentin e Sportit për organizimin madhështor. / INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera