⚽ Forca kampion, fito në Ishujt Faro!

Autori: Gazeta inFokus
19:37 | 27 June 2017
Sonte në Ishujt Faro nis kapitulli i ri i historisë së futbollit kosovar, i cili debuton në garat e UEFA-s. Trepça ’89 do të luajë si mysafire e Vikingurit – në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Kjo ndeshje nuk është historike vetëm për mitrovicasit që debutojnë në Evropë, por edhe për Vikingurin, për të cilin kjo do të jetë hera e parë që paraqitet në Champions. Andaj, kampioni i Kosovës ka arsye të fortë që ta kalojë me sukses këtë sprovë. Krejt Kosova sonte është me Trepçën ’89.
Kjo javë është historike për Kosovën. Në fakt, të martën do të fillojë një kapitull i ri në historinë e futbollit kosovar.
Ai do të ketë të bëjë me pjesëmarrjen e klubeve kosovare në garat evropiane pas rreth 25 vjetësh pritjeje, shkruan sot gazeta Zëri.
Tash e tutje në garat e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të luajnë edhe klubet nga shteti më i ri evropian, të cilin për herë të parë në UEFA do ta përfaqësojnë kampionia aktuale e Kosovës, Trepça ’89 dhe FC Prishtina.
Ekipi mitrovicas do të garojë në kualifikimet e Championsit, kurse skuadra prishtinase do të marrë pjesë në ciklin kualifikues për Europa League.
Bardhekaltrit do të luajnë të enjten si mysafirë të ekipit të fortë suedez Norrkopingut, kurse “Xehetarët” do të debutojnë në Ishujt Faro të martën në duel me Vikingurin.
Të dyja këto ndeshje i përkasin rrethit të parë kualifikues, kurse pas një jave të dyja ekipet e huaja do t’i zhvillojnë ndeshjet kthyese ndaj kosovarëve në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
’89-shi sonte kërkon fitore
Trepça ’89 të hënën ka zbarkuar në Ishujt Faro, ku të martën e pret sfida më e rëndësishme në historinë e saj, Vikinguri – në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Ndeshja në mes tyre do të fillojë prej orës 20:00. Edhe pse kjo është hera e parë për ’89-shin që del në Evropë, analistët e shohin si konkurruese serioze për të depërtuar në rrethin e dytë.
Vikinguri është kampion i një shteti, por jo kush e di çka në krahasim me nivelin e futbollit kosovar.
Shumë analistë e prognozojnë ’89-shin si të kualifikuar në turrin e dytë dhe shortin që ia nxori Vikingurin përpara e kanë konsideruar me fat për mitrovicasit, të cilët kanë shans për të marrë goxha para nga UEFA me të debutuar në Evropë, normalisht nëse e kalon me sukses këtë sfidë.
“Minatorët” tashmë kanë bërë ekip goxha cilësor, gjë që e dëshmoi jo vetëm në kampionatin kosovar, por edhe në disa ndeshje kontrolluese në Slloveni, ku e zhvilloi një fazë përgatitore para udhëtimit drejt Ishujve Faro.
Ekipi gjelbër e bardhë është i vetëdijshëm për mundësinë që ka për ta kaluar Vikingurin, andaj në Ishujt Faro mund ta tentojë edhe fitoren apo të paktën ta nxjerrë një barazim, i cili do t’i jepte mundësi reale që kualifikimin në rrethin e dytë ta kërkojë përmes ndeshjes kthyese që do ta zhvillojë në Mitrovicën e saj.
Në anën tjetër, Vikinguri do ta japë maksimumin për ta eliminuar Trepçën ’89, mision të cilin do të kërkojë ta realizojë me një fitore në shtëpi. Për Vikingurin ’89-shi tashmë është bërë kundërshtar i respektuar.
Kush janë Vikinguri dhe Trepça ’89?!
Trepça ’89 edhe pse luan për herë të parë në Evropë nuk ka arsye t’i frikësohet Vikingurit. Kjo pasi ekipi nga Ishujt Faro nuk ka ndonjë histori për t’i frikësuar mitrovicasit.
Fjala është për një klub gjysmëprofesional, i themeluar në vitin 2008 përmes procesit të bashkimit të dy ekipeve në një.
Kjo do të jetë hera e parë për të që garon në Champions, pra si Vikingur. Titullin e parë të kampionit në Ishujt Faro e ka fituar më 2016-n.
Në anën tjetër, Trepça ’89 është më e vjetër, e themeluar para 28 vjetëve, në vitin 1989, shkruan Zëri.
Këtë klub e kishin themeluar ish-lojtarë të Trepçës dhe minatorët që ishin në grevë, duke e emëruar fillimisht si “Minatori ’89”.
Ky klub sot konsiderohet si i dyti i qytetit mitrovicas. Para luftës ishte në rrethana tjera, por pas luftës në Kosovë Trepça ’89 vazhdimisht shënonte progres dhe kulmin e arriti në këtë vit, kur pas shumë tentativave të dështuara sivjet e arriti titullin e parë në histori, i cili edhe e çoi në Evropë.
Gjyqtarët nga Estonia
Ndeshjen Vikingur – Trepça ’89 do ta drejtojë gjyqtari nga Etonia, Juri Frischer, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij: Dmitri Vinogradov, Aron Härsing dhe Kristo Tohver.
Ndeshjet e fundit
Ndeshjet e fundit kampionale të Kosovës dhe Ishujve Faro, pa i llogaritur ato kontrolluese, flasin për formë diç më të mirë të Vikingurit.
Ky ekip në pesë ndeshjet e fundit kampionale në Ishujt Faroe i ka regjistruar katër fitore e një humbje. Kurse, Trepça ’89 numëron tri fitore e dy humbje.

Të tjera
-
Ngjarje e rëndë në Skenderaj: Gruaja me aftësi të kufizuara mbetet shtatzënë nga dhụnimi
Një rast tronditës është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua me aftë...
-
Organizata që merret me tubimet publike demanton keq pushtetin në Serbi: 275 -325 mijë persona protestuan në Beograd
Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në...
-
Vuçiq pas protestës masive në Beograd: E kemi kuptuar mesazhin, duhet të ndryshojmë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas protestës masive që u zhvill...
-
Pushteti në Beograd akuzohet se përdori “topin zanor” të ndaluar për shpërndarjen e protestuesve
Sot në Beograd, studentët kanë organizuar një protestë masive antiqeveritare,...
-
Thẹrje me thịkë në Klinë, gjashtë të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmir...
-
SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut, Rubio: Njeri që e urren Amerikën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të pazakontë, duke dëbu...
-
Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një ạrmë
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. Lajmin për Gaze...
-
Protestuesit forcave speciale te Kuvendi i Serbisë: Shkoni në Kosovë
Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura ...
-
Studentët e shpallin të mbyllur protestën, nis shpërndarja e qindra-mijëra qytetarëve në Beograd
Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serb...
-
Limaj falënderon qytetarët që votuan NISMA-n: Ky besim na obligon edhe më shumë që të punojmë për vendin
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ...
-
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur të shtunën rezulta...
-
“Asnjë cent më shumë”, qytetarët me nismë kundër shtrenjtimit të rrymës
Qytetarët s’e kanë mirëpritur aspak propozimin e Zyrës së Rregullatorit të En...