Sport

⚽ “Calcio Storico” – Sporti më i dhunshëm në botë – VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 30 June 2017

Në pamje të parë, por me siguri edhe më pas askush nuk do t’a konsideronte si një sport, por në Firence të Italisë çdo vit zhvillohet një sfidë e cila quhet “futbolli historik” ose “Calcio Storico” që më shumë i ngjan një ndeshje “wrestling”.

Një sport brutal që në 1573-in u përshkrua nga Mbreti Henry III i Francës si “i vogël për t’u konsideruar një luftë dhe shumë i ashpër për t’u konsideruar një lojë”.

Të ndarë në dy skuadra prej 27 lojtarësh, të gjithë janë të lejuar të përdorin çdo mënyrë të mundshme për të çuar topin në fundin e fushës së kundërshtarit dhe për ta hedhur në rrjetën rrethuese duke shënuar. Lojtarët stërviten gjatë vitit në mënyrë që të jenë në formë për sfidën, që zgjat 50 minuta pa asnjë ndërprerje, edhe nëse lojtarët duhet të nxirren jashtë fushës nga mjekët, raporton “The Guardian”.

-Advertisement-

Skuadrat janë përbërë nga katër portierë dhe tre mbrojtës, detyra e të cilëve është të ndalin lojtarët sulmues që të shënojnë, pesë mesfushorë dhe 15 sulmues.
Që nga vërshëllima e parë, sulmuesit fillojnë betejën me grushte, shqelma, pengime, dhe lëvizje të denja për një ndeshje ‘se kush vret më shumë’. Një shfaqje brutale ku qëllimi është të çahet mbrojtja kundërshtare, por që shpesh transformohet në një sherr total.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera