Sport

⚽️Zyrtare: Ky është vendimi për “Intelektualët” e arrestuar në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 12 May 2017

Gjykata Themelore e Prizrenit ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 15 ditësh 13 tifozëve të klubit Drita, shkruan sot Koha Ditore.

Anëtarët e grupit “Intelektualët” dyshohen për pjesëmarrje në trazirat që rezultuan me lëndimin e tre policëve dhe ndërprerjen e ndeshjes së futbollit ndërmjet Lirisë dhe Dritës, të dielën në Prizren.

Masa e paraburgimit u është caktuar pas mbajtjes 48-orëshe në stacionin e policisë në Prizren. Lajmi për masën e paraburgimit të tyre është bërë i ditur të enjten nga zëvendëskryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Skënder Çoçaj.

-Advertisement-

Për ta ende nuk ka aktakuzë, por mbetën të dyshuar për “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera