Sport

⚽️Parashikim: Atletico Madrid – Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 10 May 2017

Atletico Madridi do të presë Real Madridin në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Vicente Calderon. Një derbi madrilen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku Reali ka epërsi prej 3-0 nga ndeshja e parë.

Vendi: Vicente Calderon, Madrid
Koha: 10 maj (e mërkurë), 20:45

-Advertisement-

Lajmet rreth ekipeve

Atletico Madrid
Diego Godini ishte përjasthuar në fundjavë, por kjo nuk do ta ndalojë atë që të startojë në Ligën e Kampionëve.
Me Juanfranin, Sime Vrsaljkon dhe Jose Gimenezin jashtë fushave, Lucas Hernandez pritet të luaj në krahun e djathtë ashtu siç bëri në ndeshjen e parë.

Real Madrid
Zinedine Zidane mund të ftojë të gjithë startuesit e tij për ndeshjen e tij të dytë pasi pushoi ekipin e parë në fundjavë.
I vetmi dyshim është nëse Danilo ose Nacho luajnë në rkahune djathtë që të mbulojnë Dani Carvajalin, i cili është jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.
Gareth Bale pritet po ashtu pritet që të mungojë të mërkuërn. Isco pritet që të luajë para Moratas dhe James Rodriguezit.

Top lojtarët

A e dini se?

Janë shënuar së paku tri gola në 11 ndeshjet e fundit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi është i pamposhtur në 14 nga 15 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analiza

Atletico Madridi është afër eliminimit nga Real Madridi, por shpirti luftarak dhe karakteri i Simeones i instaluar te lojtarët e tij, tradita për të fituar në derbin madrilen para tifozëve, me ndihmën e atmosferës, ua lejon Los Colchoneros që të ëndërrojnë.

Reali nuk ka humbur me tri gola epërsi pa shënuar vet që nga marsi i vitit 2009 kur u mposht nga Liverpooli në udhëtim.

Vet Atletico e mposhti Realin në shkurt të vitit 2015 me rezultat 4-0 dhe gjasat janë që të ndodhë një ndeshje e njëjtë.

Reali do ta ketë shumë të vështirë në këtë takim dhe do ta ketë tepër problem, me Atleticon që pritet të startojë furishëm dhe të shënojë qysh në minutat e para.

Ka mundësi të shohim ndeshjen më dramatike ndonjëherë të kësaj faze dhe sigurisht kësaj do i gëzoheshin adhuruesit e futbollit.

Parashikimi: Atletico Madrid 3-0 Real Madrid (kuailfikohet Atletico Madridi pas penaltive).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera