Sport

⚽️Licencimi i klubeve, ky është hapi i radhës nga Feronikeli

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 20 May 2017

Feronikeli është duke e përgatitur dokumentacionin për t’u ankuar edhe në Prokurori e Hetuesi, pasi një gjë të tillë e bëri ditë më parë në UEFA.

“Nikli” konsideron se procesi i licencimit të klubeve për në UEFA ishte i kriminalizuar, duke insistuar se ka fakte të nevojshme për ta vërtetuar falsifikimin e dokumenteve, mbi të gjitha për kriterin financiar. Kryetari i klubit, Ekrem Elshani, është shprehur për “Zërin” se kur të piqen kushtet, klubi nga Drenasi do ta dërgojë lëndën në Prokurori, nga e cila shpreson që të reagojë dhe t’i vërtetojë dallaveret që ndodhën gjatë procesit të licencimit të klubeve.

Ndryshe, drejtuesit e Feronikelit vlerësojnë se vetëm ata dhe FC Prishtina i plotësojnë kriteret për të garuar në Evropë, por jo edhe Trepça ’89 e Llapi, që po ashtu u licencuan dhe janë favorite për ta përfaqësuar Kosovën në garat evropiane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera