Sport

⚽️Humbi penalltinë, Berat Hyseni përjetoi ‘tmerrin’ nga trajneri

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 02 June 2017

Sulmuesi Berat Hyseni e ka pësuar “tmerrin” nga trajneri Tahir Batatina, pasi e humbi penalltinë në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Besës.

Në fakt trajneri llapjan e ka akuzuar Hysenin se e ka humbur me qëllim penalltinë, kurse sulmuesi është betuar se nuk e ka bërë më qëllim një gjë të tillë.

“Një vit i plotë me shumë angazhim dhe sakrificë për të pasur suksese skuadra e Llapit dhe në fund akuzohem pa të drejtë. Trajneri ka pasur mosbesim ndaj meje dhe më kanë lënë jashtë formacioni, kurse unë e kam respektuar vendimin e tij ashtu sikurse e kam respektuar edhe gjatë kohës kur kemi qenë në karantinë”, ka thënë fillimisht Hyseni, i cili më pas tregoi në detaje rrjedhën se si ndodhi “përplasja” më trajnerin Batatina.

-Advertisement-

“Shumë lojtarë të Llapit refuzuan të gjuajnë penalltitë, kurse trajneri me pyeti se a mund të gjuajë unë dhe normalisht se pranova. Trajneri me sugjeroi se ku të gjuajë penallti dhe u mundova të gjuajë pikërisht aty, më pas dështova dhe trajneri më akuzoi se e bëra më qëllim duke mos kursyer fjalët ndaj meje. Fillimisht isha i mërzitur se e humba penalltinë dhe mos daljen në Evropë, pastaj edhe fjalët e trajnerit dhe atë ditë kam qenë shumë i dëshpëruar. Nuk i kam pritur ato fjalë nga një trajner profesionist, pasi nuk kam kursyer asgjë për Llapin duke sakrifikuar shumë shpeshtë dhe duke qenë vendimtar në shtatë apo tetë ndeshje”, ka thënë Hyseni për “Epokën e re”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera