Sport

⚽️Frikë nga kurdisja e ndeshjes së vitit, shikoni çfarë iu bëjnë futbollistëve në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 25 May 2017

Tensioni, frika dhe paragjykimet janë në nivele të larta para ndeshjes Vllaznia-Tirana. Për të evituar situatat e pakëndshme, pse jo edhe për të shmangur përfshirjen e lojtarëve nga zërat për tolerim, klubet kanë vendosur rregulla të forta, për të mos thënë ekstreme.

Shkodranët janë grumbulluar prej të martës në Ulqin dhe prej dy ditëve telefonat u janë mbledhur prej klubit. Asnjë nga lojtarët nuk ka mundësi komunikimi me askënd, ndërsa i vetmi që ka e këtë të drejtë është Armando Cungu, shkruan Panorama Sport.

Edhe nga kampi tjetër, ai bardheblu, situata është e njëjtë. Lojtarëve u është dhënë këshillë e prerë që të mos flasin me askënd dhe të evitojnë në këtë formë edhe paragjykimet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera