⚽️Feronikeli – UEFA, ky është lajmi i fundit!
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 18 May 2017
Feronikeli ka trokitur të mërkurën në dyert e UEFA-s, tek e cila është ankuar për parregullsi dhe falsifikim të dokumenteve në procesin e licencimit të klubeve kosovare për garat evropiane.
Drejtuesit e klubit nga Drenasi shpresojnë që shtëpia e futbollit evropian ta vë drejtësinë në vend. Kampioni i dyfishtë i Kosovës e konsideron procesin e licencimit të klubeve të kriminalizuar dhe paralajmëron ankesë edhe në Prokurori.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Feronikeli edhe zyrtarisht është ankuar në UEFA, shkruan sot gazeta Zëri.
Kampioni i dy viteve të fundit bashkë me FC Prishtinën ndihen të dëmtuar nga procesi i licencimit të katër klubeve kosovare për gara evropiane nga ana e Komisionit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Klubi nga Drenasi e ka konsideruar gjithë procesin të kriminalizuar nga falsifikimi i dokumenteve, për çka të mërkurën rastin e denoncoi edhe shtëpinë e futbollit evropian.
Bardhegjelbërit insistojnë se vetëm Feronikeli dhe Prishtina i kanë përmbushur kriteret e UEFA-s, ndërsa FFK-ja licenca për pjesëmarrje në gara evropiane u ka dhënë edhe Trepçës ’89 dhe Llapit, të cilat edhe pritet të shkojnë në Evropë para Feronikelit e Prishtinës.
“Ne sot (e mërkurë) i kemi dërguar shqetësimet tona në UEFA, së cilës ia kemi sqaruar situatën momentale. UEFA na ka treguar adresën ku mund ta dërgonim ankesën tonë dhe ne e dërguam komplet dosjen tonë në shtëpinë e futbollit evropian, me dokumente të faktuara rreth parregullsive dhe falsifikimeve që janë bërë në procesin e licencimit”, tregon për “Zërin” kryetari i klubit nga Drenasi, Ekrem Elshani.
“Nikli” insiston se ka gjetur falsifikim të dokumentacionit të klubeve të licencuara që kanë të bëjnë me tatime shtetërore.
Krahas “Niklit”, edhe FC Prishtina e ka ngritur zërin ditë më parë, duke e konsideruar të parregullt dhe të padrejtë procesin e licencimit të klubeve për në UEFA.
Vitin e kaluar ishin pikërisht këto dy klube që nuk kishin mundur të licencoheshin për pjesëmarrje në garat evropiane, ndërsa këtë vit u licencuan katër klube, edhe pse gjendja e tyre nuk kishte ndryshuar shumë brenda 12 muajsh.
Radha e Prokurorisë
Klubi Gjelbërebardh nuk do të ndalet me një denoncim në UEFA.
“Nikli” ka paralajmëruar se këto ditë do të ankohen edhe në organet tjera kompetente të Republikës së Kosovës, pasi konsiderojnë se me falsifikimet që janë bërë në procesin e licencimit të klubeve është shkelur Kodi Penal i Kosovës, i cili parasheh dënime të ashpra për ata që falsifikojnë dokumente.
“Shumë shpejt dosjen me plot fakte do ta dërgojmë edhe në Prokurori dhe Hetuesi”, tha kryetari Elshani.
Ai thekson se tash Feronikeli e pret përgjigjen e UEFA-s, duke shpjeguar se do ta pranojë çdo vendim që e merr institucioni më i lartë i futbollit evropian.
Për çdo rast “Nikli” është i gatshëm për pjesëmarrje në garat evropiane, në rast të ndonjë vendimi eventual të UEFA-s për shfuqizimin e licencimit të klubeve që nuk i plotësuan kriteret.
Drejtuesit e Feronikelit ishin ankuar në FFK, respektivisht në kreun e saj, Fadil Vokrri, i cili për interesa personale ka ndikuar direkt tek Komisioni për Licencimin e Klubeve për në UEFA, në vendimet për licencimin e klubeve.
Ata paralajmërojnë FFK-në dhe klubet e përfshira në falsifikime se mund të dënohen dhe suspendohen nga UEFA me vite të tëra.
Në situatën aktuale Trepça ’89 si kampion i ri pritet të marrë pjesë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Llapi, i cili konsiderohet si favorit për ta fituar Kupën e Kosovës mund të marrë pjesë në rrethin e parë kualifikues të Europe Leagues.
Në rast të fitores eventuale të Besës në finale pejanët nuk janë licencuar dhe në Europa League shkon ekipi që e përfundon sezonin në pozitën e dytë në Superligë.
Të tjera
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...