Sport

⚽️Djali i Afrim Tovërlanit vjen me një lajm të madh (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 13 May 2017

Art Tovërlani, i biri i trajnerit të mirënjohur, Afrim Tovërlanit, gati pas dy vjetësh ka filluar ta shqelmojë topin.

Futbollisti i cili u operua më 7 korrik të vitit 2015 nga unazat e shpinës, tashmë ka marrë veten dhe po shpreson t’i kthehet sërish futbollit.

Përveç karrierës, lojtari kishte rrezikuar në mas të madhe edhe shëndetin, por fati ishte në anën e tij.

-Advertisement-

Arti në kohën kur ishte lënduar luante për Prishtinën, por klubi nga kryeqyteti nuk ia kishte paguar operimin, për dallim prej disa futbollistëve tjerë.

“Prishtina nuk e ka paguar operimin tim, madje nuk është interesuar kurrë për gjendjen time. Nuk jam i sigurt nëse jam lënduar duke luajtur në Prishtinë, por në këtë klub kam filluar të luaj prej moshës 8-vjeçare. Jam operuar më 7 korrik 2015 dhe prej asaj kohe askush nga kryesia nuk është interesuar për mua. Le të mbetet kjo në ndërgjegjen e tyre. Kam dëgjuar që sivjet dikujt ia kanë paguar operimin dhe më vjen mirë, por edhe unë kam kaluar shumë vite në klub”, ishte shprehur Arti kohë më parë për Gazetasheshi.com.

Gjithsesi, kjo tashmë i mbetet të kaluarës dhe Arti po punon të kthehet fuqishëm.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera