Sport

⚽️Besa drejt gjyqit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 22 May 2017

Albert Kastrati – “Tigri” duket se seriozisht do ta paditë Besën e Pejës.

Kryetari i “Plisave” ndihet i dëmtuar në personalitet nga akuzat e ashpra të klubit pejan, i cili përmes një komunikate e kishte ndërlidh Kastratin me drogën, raporton “Zëri”.

Kastrati sot është takuar me dy avokatë, të cilët pritet ta përgatisin padinë ndaj klubit pejan me kërkesë të palës që ndihet e dëmtuar. “Mëngjesi fillon me dy avokatët e mi… ashtu si kam premtuar, KF Besa shihemi në gjykatë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

-Advertisement-

Reagimi i Besës kishte ardhur pasi Kastrati kishte hedh dyshime se ndeshja Besa – Llapi, e cila do të zhvillohet në finale të Kupës, tashmë është kurdisur.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera