Sport

⚽️Armand Duka shpërthen kundër…

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 27 April 2017
Pas Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, Federata Shqiptare e Futbollit sot prezantoi Akademinë e Arbitrimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

“Është një nga përparësitë tona të këtij viti së bashku me futbollin e fëmijëve. Arbitrimi është shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e të gjitha garave. Në fund të fundit, ky është një sport. Po e promovojmë në mënyrë që të kemi sa më shumë arbitra në dispozicion. Në Shkodër kishte interes të madh, ndërsa më pëlqeu që pjesa më e madhe e sallës ishin femra. Është mirë të jesh arbitër, sepse kjo është një formë sporti. Të siguron të ardhura të mira, ndoshta edhe si profesion i dytë, por është edhe një profesion i cili garanton vazhdimësi edhe në momentin kur shkëputesh nga fusha”, deklaroi në fjalën e tij presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ai theksoi se lufta kundër gabimeve jonjerëzore është kthyer në përparësi dhe paralajmëroi se gjyqtarët e përfshirë në favorizimin e skuadrave të caktuara do të përjashtohen.

“Arbitrat janë temë ditë, janë në qendër të vëmendjes. Kanë qenë prej kohës kur lindi futbolli dhe kështu do të jenë. Kur ndeshjet janë të forta dhe kanë intensitet, ka pasur gjithmonë polemika. E keqja është se bashkë me gabimet njerëzore, ndoshta kemi kaluar edhe ato jonjerëzore. Kjo nuk do të ndodhë më”, u shpreh numri një i futbollit në vend.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera