Sport

⚽️Ankand i çmendur për një fanellë futbolli, shitja fillon nga 1 milion euro (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 18 May 2017

Një fanellë origjinale loje e veshur nga ndonjë yll, për një futbolldashës ka shumë vlerë sentimentale. Por ka fanella, vlera e të cilave mbart edhe historinë e një protagonisti të një ndeshje të rrallë, ndaj mund të arrijë të vlerësohet 1 milion euro… dhe ky është vetëm fillimi.

Në Tokio, në ditët e ardhshme, parashikohet të organizohet një ankand i fanellës që mbante veshur Diego Armando Maradona në ndeshjen e Botërorit 1986 kundër Anglisë. Për ata që nuk e kujtojnë mirë, ajo ndeshje do të hyjë në histori për të dy golat e shënuar nga argjentinasi.

diego-maradona-scores-against-england-in-the-world-cup-quarter-final---with-his-hand-136398776754903901-150619172459

-Advertisement-

I pari ishte ai që mori nofkën “Dora e Zotit”, ndërsa i dyti është një nga perlat më të rralla të historisë së këtij sporti, pasi numri 10 vallëzoi mes mbrojtjes kundërshtare derisa dërgoi topin në rrjetë.

Fanellën fillimisht e kishte në zotërim futbollisti anglez Stiv Hoxh, i cili e ndërroi me Maradonën pas takimit, ndërsa së fundmi i përkiste një koleksionisti italian. Kur atij iu vodh kjo fanellë disa vite më parë, e gjitha policia italiane u çua në këmbë derisa e gjeti. Ndaj vlera e saj në ankand është jashtëzakonisht e lartë dhe janë të shumtë ata që duan ta bëjnë pronë të tyren.

Kjo është arsyeja pse çmimi fillestar i ankandit do të jetë 1 milion euro, por pritet që kjo shifër të rritet ndjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera