Sport

⚽️Andrea Agnelli, ka vendosur të motivojë lojtarët e Juventusit para finales së Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 01 June 2017
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka vendosur të motivojë lojtarët para finales së Ligës së Kampionëve.

Juventusi më 3 qershor (e shtunë), do të kërkojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, titull që i mungon që 20 vite.

Për të motivuar edhe më shumë lojtarët, presidenti i Juventusit ka vendosur të shpërndajë nëntë milionë euro në skuadër, nga 350 mijë për secilin lojtar në rast fitore ndaj Real Madridit.

Kjo shumë është më e madhe se sa ajo e finales së Berlinit të vitit 2015, ku Juventus u mposht 3:1 nga Barelona.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera