Sport

⚽️ Zyrtare: Ja kur fillon edicioni i ri i Superligës

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 21 June 2017

Komiteti Ekzekutiv (KE) i FFK-së, sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit president, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE shqyrtoi dhe analizoi ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës si dhe rezultatet e arritura dhe pas shumë diskutimeve konstatoi se me gjithë angazhimin dhe pengesat e natyrave të ndryshme të ekipit përfaqësues, nuk është i kënaqur me rezultate e arritura, ndaj në ditët në vijim KE do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të dalë nga kjo gjendje me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje.

KE edhe një herë konstatoi përmbylljen me sukses të garave të të gjitha rangjeve, konkurrencave dhe grup-moshave të reja.
Po ashtu KE shqyrtoi edhe përgatitjet që po bëhen për fillimin e edicionit të ri, i cili do të nisë më 19 gusht dhe konstatoi se gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera