Sport

⚽️ Voton edhe De Biasi: Nuk kisha dyshime se për kë do të votoja…

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 25 June 2017

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka ushtruar të drejtën e votës si shtetas shqiptar për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. 60-vjeçari është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.

“E kisha idenë time që në fillim dhe nuk kisha shumë dyshime se për kë do votoja”, tha ish-tekniku i kuqezinjve.

“Ndihem i emocionuar sepse është hera e parë. Përtej aspektit sportiv, jetoj realitetin e Shqipërisë prej 5 vitesh e gjysmë dhe i njoh mirë problemet e kësaj toke. Nëse nuk më dëboni, do vazhdoj për shumë kohë të jem një shtetas shqiptar. E kisha idenë time që në fillim dhe nuk kisha shumë dyshime se për kë do votoja”, deklaroi De Biasi për mediat.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy