Sport

⚽️ Vjen lajmi “bombë” nga Anglia, pendohet Januzaj tani dëshiron të luajë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 26 May 2017

Adnan Januzaj ka vendosur për të luajtur për Kosovën.

Ky është lajmi “bombastik” i ditës, i publikuar nga gazeta “DH”.Ai është përcjellë edhe në mediat angleze, me tabloidin “Express” që e ka konsideruar vendim shokues këtë të Januzajt, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Mesfushori i Manchester Unitedit ka marrë një vendim shokues. 21-vjeçari i lindur në Belgjikë, por me prindër nga Istogu, ka vendosur të luajë për Kosovën”, shkruan kjo gazetë.

-Advertisement-

Mediumi që e ka dhënë lajmin i pari, “DH”, ka shkruar që Januzaj ka njoftuar edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës për vendimin e tij.

“Januzaj i ka treguar sekretarit të FFK-së, Eroll Salihu, se dëshiron të luajë për Kosovën në të ardhmen”, shkruan gazeta belge.

Gjithsesi, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ndonjëra palë për këtë lajm.

Kujtojmë që ish-përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, nuk e kishte ftuar kosovarin në ekip për një kohë të gjatë.

Madje, ai ia ka hapur dyert e largimit Januzajt, duke thënë që mund të shkojë te Kosova.

“Nëse ai ndryshon mendje, mund të largohet nga Belgjika dhe të shkojë diku tjetër”, kishte deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera