Sport

⚽️ Ujkani tregon arsyen e humbjës

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 12 June 2017

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur i zhgënjyer pas humbjes 4:1 nga Turqia në Loro Borici.

“Kam qenë i lënduar, por që nja javë jam stërvitur dhe pas testeve kanë qenë pozitive. Por pas disa minutave kur filloi ndeshja ja fillova të ndjejë dhimbje”, tha Ujkani.

“Nuk kishim atë angazhimin, organizimin dhe dëshirën për të luftuar. Sot nuk kishim ditët tonë, ku kemi humbur shumë topa”, shtoi ai.

-Advertisement-

“Fajtor rrugët e shumta, stërvitjet, lodhja gjatë rrugës për të ardhur deri në Shkodër, fushat jo të mira. Organizimi duhet të jetë më i mirë në fushë dhe jashtë fushe|, theksoi mes tjerash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera