Sport

⚽️ UEFA inspektoi stadiumin ‘Adem Jashari’

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 28 April 2017

Inspektori i UEFA-s për infrastrukturë, Tyrge Borno, sot inspektoi sërish stadiumin “Adem Jashari”, ku veç sa kanë filluar punimet rreth rinovimit, raporton “Zëri.info”.

Ai vetëm i ka shikuar punimet, por nuk ka folur për media. Kurse, drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, ka siguruar se punimet do të kryhen me kohë dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për klubet kosovare që shkojnë në gara evropiane.

Borno do ta inspektojë edhe stadiumin e Prishtinës. Ai edhe para disa javësh inspektoi këto dy arena më të mëdha të futbollit kosovar, ndërsa ishte larguar i zhgënjyer nga Kosova, për çka i kishte kritikuar ashpër kosovarët që s’kishin bërë asgjë rreth përmirësimit të gjendjes së tyre.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy