Sport

⚽️ UEFA bën ndryshime në ndarjen e çmimeve, përfshin edhe pesë të reja (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 13 June 2017

UEFA ka vendosur që këtë sezon të ndajë edhe pesë çmime të reja, krahas lojtarit dhe lojtares më të mirë të vitit.

Shtëpia më e madhe e futbollit Evropian, UEFA ka njoftuar se këtë verë do të bëjë disa ndryshime në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit.

Deri këtë sezon ka ndarë vetëm dy çmime, atë të lojtarit më të mirë dhe lojtares më të mirë.

Këtë vit do të ndaj çmimin e portierit, mbrojtësit, mesfushorit dhe sulmuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve dhe lojtarit më të mirë në Europa league.

-Advertisement-

Çmimet për më të mirët në Ligën e Kampionëve do të ndahen me 24 gusht, atëherë kur edhe hidhet shorti për sezonin e ri, ndërsa me 25 gusht do të jetë për Europa League.

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit pritet që çmimin kryesor ta fitojë Cristiano Ronaldo, i cili ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve dhe fitoi trofeun duke shënuar dy gola në finale ndaj Juventusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera