Sport

⚽️ U lëndua në stërvitje, ky është reagimi emocional nga Rashkaj

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 09 June 2017

Anel Rashkaj nuk ka pasur fat në këtë grumbullim me Kosovën. Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një lëndim në stërvitje ditën e mërkurë.

Kjo ka bërë që Rashkaj të largohet nga grumbullimi me Kombëtaren edhe pse ishte rikthyer pas një kohe të gjatë.

Rashkaj u pa shumë i lumtur dhe entuziast gjatë dy stërvitjeve të para.

-Advertisement-

Ai ka shkruar një status tejet emocionues në profilin e tij në Facebook ku ka marrë mbështetje të madhe.

“S’ke kismet kësaj here”, ka shkruar Rashkaj i mërzitur.

Thuajse të gjithë komentet ishin në përkrahje të 27-vjeçarit të cilët i uruan shërim të shpejtë dhe rikthim në Përfaqësuese gjatë muajit shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera