Sport

⚽️ Tre blerjet që mund të ndryshonin historinë e Realit

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 05 June 2017

Në historinë e tij të mbushur plot me faqe të arta, Real Madrid ka qenë pranë disa prej lojtarëve më të mirë në botë, të cilët, nëse do të kishin veshur fanellën e bardhë, do të kishin ndryshuar plotësisht kronologjinë e ecurisë së klubit.

Arsyet për ngecjen e transferimeve kanë qenë të shumta dhe sot të gjitha përbëjnë një burim të madh pendese dhe keqardhjeje për gjithçka që nuk ka ndodhur. Gjithsesi, Real Madrid vijon të jetë në majat e futbollit dhe trofetë e dëshmojnë dukshëm këtë.

-Advertisement-

Në vitin 2003, “Los Blancos” u interesua për një “magjistar” me emrin Ronaldinho, i cili luante te PSG-ja. Florentino Perez, pavarësisht dëshirës së madhe për ta bërë madrilen mesfushorin e talentuar, vendosi si prioritet anglezin David Beckham, asokohe te Manchester United, duke menduar që braziliani do të mund të blihej në vitin tjetër. Por kjo nuk ndodhi, sepse Barcelona nxitoi për ta bërë të sajin atë i cili do të kthehej në një nga idhujt e padiskutueshëm të çdo tifozi në glob. Beckham qe thjesht një nga të shumtët në 11-shin e “Galaktikëve”, kurse Ronaldinho përfaqësoi një nga epokat më të suksesshme të skuadrës katalanase.

Një tjetër keqardhje e madhe e Real Madrid-it është Sergio Aguero, sot te Manchester City. Sulmuesi argjentinas ka qenë gjithmonë një fiksim për madrilenët, madje që para se ai të transferohej tek Atletico Madrid. Perez e ka ndjekur që kur ai luante tek Independiente de Avellaneda. Gjithsesi, pakti ndërmjet dy klubeve madrilene për të mos blerë lojtarë nga njëri-tjetri e ka lënë pezull këtë ide të kahershme të 11-herë kampionëve të Evropës. Nëse nuk do të ekzistonte ky pakt, me siguri që Aguero nuk do të ishte bërë kurrë “qytetar”, por do të bëhej i përjetshëm“Santiago Bernabeu”.

Pengu i tretë më i madh në Madrid është Zlatan Ibrahimovic. Në vitin 2014, Leonardo, asokohe drejtor sportiv te PSG-ja, donte argjentinasin Gonzalo Higuain, por madrilenët refuzuan shkëmbimin me suedezin. Nëse “El Pipita” do të kishte fluturuar drejt Francës, mbase kampionët e botës do të kishin luajtur krejtësisht ndryshe me gjigantin aktual të Manchester United-it. Real Madrid është ndër të paktat skuadra të mëdha, ku sulmuesi i mirënjohur nuk ka luajtur kurrë. Sikur të ndodhte një herë …

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera