⚽️ Trajneri i madh merr drejtimin e Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 18 June 2017
Nëse presidenti i FSHF-së, Armand Duka, po mendon për një trajner italian për të ardhmen e përfaqësueses kuqezi, padyshim që një nga emrat më të njohur mes “të papunëve” është ai i Alberto Zaccheroni.
Ky i fundit, pasi ka drejtuar në vende të ndryshme në botë, është në kërkim të një sfide të re dhe është gati të pranojë oferta, por duhet të jenë intriguese për të, shkruan panorama.
“Propozimi duhet të jetë shumë intrigues, siç ishte ai i Japonisë, eksperienca më e bukur e jetës time. Dhe nuk është se shkova atje për paratë. Unë dhe të tjerët kemi ende për të dhënë”, shpjegoi trajneri për “La Gazzeta dello Sport”.
“Më mjaftojnë tre aspekte për të vazhduar: ide, pasion dhe vendosmëri. Jam 64 vjeç por eksperienca dhe profesionalizmi kanë rëndësi. Sigurisht mendoja se tani Capelo do të qëndronte me nipërit, Zeman e shoh të përqendruar dhe ka ato karakteristikat që po flisja më lart. Ndërsa Ranieri ka bërë surprizën e shekullit te Leicester”, vijoi ai.
Shumëkush mendon se një numër i madh trajnerësh janë plakur dhe duhet t’i lënë vendin të rinjve, por Zaccheroni e mendon ndryshe. “Është rritur jetëgjatësia dhe tani po përditësohemi edhe ne.
‘Wyscout’ ka ndryshuar mënyrën tonë të punës, mund të shohim cilëndo ndeshje/ Ka shumë sisteme se si mund të përditësohesh me informacionet, më përpara vetëm duhet të shkoje vetë në stadium. Por këtë të fundit e bëj ende me djalin tim”, ishin fjalët e tij.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...