Sport

⚽️ ‘Toki’ flet për herë të parë pas largimit, ka disa fjalë për kryesinë e klubit

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 01 May 2017

Afrim Tovërlani ka folur përherë të parë pas largimit nga Feronikeli.

Ai ka falënderuar shumë kryesinë e këtij klubi, ndërsa beson që kjo skuadër do të luajë në Evropë.

“Pas ndërprerjes se bashkëpunimit me KF Feronikelin dua të falënderoj të gjithë me të cilët bashkëpunova pa dallim. Kalova një periudhe fantastike  me njerëz konstruktiv dhe të fjalës. Pa e ekzagjeruar shumë, jam mirënjohës dhe krenar që udhëhoqa Feronikelin për 17 muaj”.

-Advertisement-

“Ndarja ishte miqësore dhe në interes të dyanshëm. Nganjëherë ndarjet janë të mira sepse kryesitë e klubeve mund te binden se me cilët trajner kanë pasur punë, por edhe trajnerët të jenë tregojnë se me cilat kryesi kanë pasur të bëjnë”.

“Jam munduar të jap më të mirën për klubin por jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duhet. Për këtë mund të ndikojnë faktor të ndryshëm, por unë besoj fuqishëm qe Nikli ketë vere do te përfaqësoj Kosovën në arenën ndërkombëtare sepse vërtet e meriton. Miqësia dhe shoqëria qe kam krijuar me njerëz te klubit Feronikeli nuk matet me asgjë. Sinqerisht i falënderoj dhe ju dëshiroj suksese ne te ardhmen. Forza  Nikli”, ka shkruar Toki në facebook. /olle/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera