Sport

⚽️ Sulmuesi shqiptar zëvendëson Aubameyangun? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 17 May 2017

Ezgjan Alioski shihet si zëvendësues i mundshëm i Pierre-Emerick Aubameyang te Borussia Dortmundi.

Lajmi bombë vjen nga Zvicra e Gjermania, që raportohet se një sulmues shqiptar do të zëvendësojë, Pierre-Emerick Aubameyangun, i cili pritet të largohet nga Borussia Dortmund.

Ai është Ezgjan Alioski, i cili luan për Luganon në Zvicër. 25 vjeçari është shënjestruar nga gjigantët e Bundesligës si zëvendësues i mundshëm i Aubameyangut.

-Advertisement-

Sulmuesi shqiptar nga Prilepi, i cili aktivizohet me kombëtaren e Maqedonisë, kërkohet edhe nga Milani, por Dormtund është një hap para italianeve, gjithnjë sipas raportimeve nga mediat gjermane.

Alioski, shok skuadre me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 11 asise dhe besohet kartoni i tij në tregun e transferimeve vlerësohet 10 milionë euro.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy