⚽️ Strategu italian flet për Xhakën dhe mundësin që të marrë drejtimin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
20:20 | 24 June 2017
Gianni de Biasi në një rrëfim për Super Sport, ka zbuluar prapaskena interesante. Në një intervistë në 360 gradë mbi vitet e tij kuqezi, trajneri që çoi Shqipërinë në Europian përballë Shakohoxhës rrëfehet zbulon jo pak prapaskena të panjohura kurrë më parë për publikun.
Duke nisur që nga vendimi për të lënë Shqipërinë, përkundër gjithë asaj që kemi menduar është marrë në ato 10 minuta ku qëndroi i palëvizur pas ndeshjes me Luksemburgun.
“Le të themi se pas ndeshjes me Luksemburgun mendova se historia ime me Shqipërinë duhej të përfundonte të dielën pasardhëse. Une e dija por nuk mund ta thoja më parë pasi shkurajoja lojtarët dhe do të merrej vesh. Në konferencën para Izraelit pyetjes nëse mendoja rinovimin ju përgjigja me një jo të thatë, por në mendjen time kisha vendosur, mbaroje këtë ndeshje, sido që të shkojë pas saj nuk do jesh më trajneri i Shqipërisë”.
Rrëfim që hedh poshtë në një farë mënyre deklaratat në konferencat e shtypit që dha më vonë. Por surprizat nuk mbarojnë këtu. De Biasi tregon për herë të parë se Gashi dhe Xhaka, kërcënuan të braktisnin kombëtaren në Peros Gurioc gjatë evropianit, kur morën vesh se nuk ishin titullarë ndaj Francës.
“Prapaskena me Xhakën dhe Gashin gjatë Europianit? Unë jam një njëri që përpiqem t’i mbroj lojtarët e mi, i menaxhoj siç besoj se është e drejtë. Nëse me duhet të ndërhyj dhe t’i masakroj, e bëj. Nëse duhet t’i mbroj publikisht, e bëj duke marrë unë fajin. Erdhën një apo dy ditë para ndeshjes me Francën kur panë se nuk kishin fanellat e titullarëve. Erdhën të dy, menduan se ishin më të fortë të dy, do të më trembnin ndoshta, më thanë: ‘Kemi parë që s’ke ndër mend të na bësh të luajmë, ne duam të shkojmë në shtëpi.’
Këtu iu thashë: ‘Prit prit, prit pak, ndalu. Nuk është se shkoni ju në shtëpi, ju dërgoj unë në shtëpi.’ Pastaj iu thashë edhe shumë gjëra të tjera dhe që nga ai moment nuk ikën në shtëpi. Ulën armët dhe ikën të flinin.”
“Mundësia për të marrë drejtimin e Kosovës? Besoj se jam trajner i lirë, deri tani s’më ka telefonuar njeri dhe nuk mund të trokas unë dhe t’u them: ‘Po vij.’. Kosova është një federatë e re, i njoh të gjithë, presidentin, zv. presidentin, Bunjakin që po bën punën që po bën, por kanë edhe një skuadër të re me talente nëpër Europë dhe që mund të bëjnë mirë”./SuperSport.al

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
































