Sport

⚽️ Sokoli befason me këtë deklaratë

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 10 June 2017

Një prej trajnerëve më të suksesshëm në Kosovë, Bylbyl Sokoli për “Epokën e re” ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës është mëkat që nuk po lufton për kualifikim në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Sipas tij, përveç Kroacisë, skuadrat e tjera nuk kanë cilësi më të madhe se Kosova.
“Është fatkeqësi që ky ekip i Kosovës nuk lufton për kualifikime, pasi as ekipet e tjera nuk janë më cilësore, duke përjashtuar vetëm Kroacinë. Kosova do të mundohet të paraqitet në mënyrë dinjitoze, por unë e shoh favorite Turqinë në këtë ndeshje, edhe pse i mungojnë dy lojtarët kryesorë, njëri prej të cilëve Arda Turan, i cili është shpirti i ekipit turk”, ka thënë Sokoli.
Strategu i njohur në opinion me nofkën “Profa” e ka vlerësuar përballjen ndaj Turqisë si ndeshje për prestigj.
“Për Kosovën ndeshja ndaj Turqisë është një ndeshje për prestigj, ku Kosova do të mundohet të prezantohet me ndonjë sukses eventual, pasi në bazë të tabelës motivi i Kosovës nuk është i madh. Kjo ndeshje duhet t’i shërbejë Kosovës si një ndeshje për ndërtimin e ekipit të së ardhmes. Ekziston mundësia për një rezultat pozitiv, por unë nuk jam shumë optimist se në ekipin e Kosovës është krijuar një atmosferë e tillë dhe nuk pretendohet ndonjë fitore”, ka deklaruar Sokoli.
Kosova e pret Turqinë më 11 qershor në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër nga ora 20:45.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera